LAJMI I FUNDIT:

Beograd, shfaqet filmi i çetnikut serb që shpëtoi nga shqiptarët

Beograd, shfaqet filmi i çetnikut serb që shpëtoi nga shqiptarët

“Golgota e Serbisë”, filmi i ndaluar prej kohësh shfaqet në Beograd. Këtë funjavë në Serbi do të shfaqet një film i cili ka qenë i ndaluar prej kohësh.

Filmi “Golgota e Serbisë” është xhiruar në vitin 1940 nga regjisori Stanislav Krakov. Stanislav ishte oficer, regjisor dhe gazetar serb i cili gjatë Luftës së Parë Botërore u plagos 17 herë. Dikur kaloi nëpër Shqipëri dhe morri pjesë në betejën e Kajmakcalan.


Versioni i parë i filmit ishte pa zë ndërsa më pas u ndalua në Serbi për shkak se do të mund të paraqiste problem për shtetin serb dhe fqinjët e asokohe.

Filmi tregonte vuajtjet e serbëve ndër vite dhe atë që serbët e përjetuan gjatë Luftës së Parë Botërore. Filmi sot është pasuri shtetërore e shtetit serb.