LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck mund të luajë rolin e Batmanit në një film të pavarur, pasi Warner Bros e do jashtë filmit të tij (Foto)

Ben Affleck mund të luajë rolin e Batmanit në një film të pavarur,  pasi Warner Bros e do jashtë filmit të tij (Foto)

Ai shkaktoi një tronditje kur mori rolin kryesor në filmin “Batman”.

Dhe tani duket se Ben Affleck mendon ta lërë prapa këtë rol, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Reporterët nga Hollywoodi kanë pohuar se Warner Bros, është duke u përgatitur për të hequr qafe 44-vjeçarin nga filmi i radhës.

Një burim i brendshëm në lidhje me këtë ngjarje ishte shprehur se zërat brenda studios po thurin planet për ta nxjerr Affleckun nga filmi.

Skenari i Affleck nuk do të përdoret në Batmanin e ri
Lexo po ashtu Skenari i Affleck nuk do të përdoret në Batmanin e ri

Por burimi pretendoi edhe se BB po punon se si të adresojë ndryshimin “në një formë apo tjetrën, për të sjell sa më shumë të reja në filmin e ri të Batmanit”.

Duke shkuar? Një burim pranë faqes së studios së filmit thotë se po bëhen plane që Ben Affleck të largohet nga filmi

Qëndrimi zyrtar i Warner është ende se ata duan të mbajnë Benin, për aq kohë sa të jetë e mundur.

Shefi i studios “Toby Emmerich” tha për THR: “Ben është Batmani ynë. Ne e duam atë si Batman. Ne duam ta mbajmë atë në kastë për aq kohë sa të mundemi”.

E dashura e re Ben Affleckut është producentja e "Saturday Night Live” (Video)
Lexo po ashtu E dashura e re Ben Affleckut është producentja e "Saturday Night Live” (Video)

Por, sido që të jetë, këto janë vetëm qëndrimet zyrtare, pasi qëllimet e tij të vërteta, mendohet të jenë ato për largimin e Benit nga episodi i ri i filmit.

Megjithëse filmi i parë nuk u pëlqeu të gjithë kritikëve, performanca e Ben-së si Bruce Wayne u konsiderua përgjithësisht si një nga gjërat më të mira në lidhje me të.

Affleck aktualisht është nënshkruar për të ripërtërirë rolin në filmin e parë të Skuadrës së Drejtësisë në nëntor, së bashku me aktorët: Gal Gadotin që luan si Wonder Woman, Jason Momoa si Aquaman, Ezra Miller si Flash-i dhe Ray Fisher si Cyborg.

Ben Affleck mund të mos jetë më pjesë e kastit të aktorëve të Skuadrës së Drejtësisë

Në janar ai dha dorëheqjen si drejtor për t’u përqëndruar në rolin e tij para kamerës; Megjithatë nëse zhvillimet e fundit mbajnë këtë qëndrim, ai mund të mos ketë përfshirje në film. /Telegrafi/

Ben Affleck po mendon të krijojë vet një film me rolin e Batmanit, duke qëndruar larg “Skuadrës së Drejtësisë”, pasi edhe kohë më parë ai ka shprehur dëshirën që të jetë skenarist i filmave të tij