LAJMI I FUNDIT:

Belotti refuzon dy oferta të larta financiare për ta bërë ëndrrën realitet

Belotti refuzon dy oferta të larta financiare për ta bërë ëndrrën realitet

Andrea Belotti nuk do të largohet nga Torino, së paku deri në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi italian është futur në vitin e fundit të kontratës me torinezët dhe nuk ka pranuar të vazhdojë bashkëpunimin me klubin.

Kjo ka bërë që shumë oferta të vijnë në drejtim të tij, por Belotti e ka të qartë tanimë se ku do të transferohet në afatin kalimtar të verës.

28-vjeçari ka refuzuar skuadrën arabe Al-Hilal dhe atë angleze Newcastle United, edhe pse ofertat e tyre ishin shumë të mira financiarisht.

Reprezentuesit italian i është ofruar një pagë rreth tetë milionë euro si nga arabët ashtu edhe nga anglezët, por asnjëra nuk i ka bërë përshtypje edhe pse kjo shumë është dyfishi që ai fiton aktualisht.

Mediat në Itali kanë raportuar se Belotti ka refuzuar këto oferta për ta bërë ëndrrën realitet në verë, pasi do transferimin te Milani.

Reprezentuesi italian ka ëndërr të luaj për Milanin dhe synon që ta kompletoj transferimin te Rossonerët në verë.

Gjithsesi në garë për në verë mbetet edhe Toronto FC që mund t’i ofrojë edhe më shumë Belottit dhe ta bashkoj atë me Lorenzo Insignen në MLS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori