Belgjika dëshpëron sërish, ndalet edhe nga Irani


Kombëtarja e Belgjikës ka zhvilluar një tjetër paraqitje zhgënjyese në Botëror, këtë herë me Iranin.
Edhe pse shihej si favorit i padiskutueshëm, belgët assesi nuk arritën ta gjejnë rrugën drejtë rrjetës me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 0-0.
Belgjika e nisi shumë më mirë për të krijuar disa raste shënimi, por që iu mungoi finalizimi.
Pas kësaj, kur askush s’e priti – Irani e gjeti rrugën drejtë rrjetës përmes Taremit, por që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Belgjika vazhdoi ta mbajë posedimin për të krijuar shumë raste, megjithatë sulmuesit ishin larg finalizimit, ku portieri i Iranit rezultoi të jetë gjithnjë në vendin e duhur.
Situata për belgët u përkeqësua kur mbrojtësi Dario Herrera shkaktoi një ndërhyrje të panevojshme, kësisoj u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Kësisoj, Belgjika merr barazimin e dytë në grupin G, ndërsa në xhiron e fundit duhet të fitojë me patjetër për t’u kualifikuar tutje./Telegrafi/





































