LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Qytetarët do të blejnë fruta me çmime më të lira

Bekteshi: Qytetarët do të blejnë fruta me çmime më të lira

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi se gjatë dimrit frutave jugore, do të kenë çmime më të lira për shkak, vendimit për rritjen e kuotave për importin e tij në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi është marrë në seancën e Qeverisë të mbajtur mëngjesin e sotëm.


“Janë rritur kuotat për importin e frutave të jugut, limon, portokall, mandarina etj, dhe këtë dimër qytetarët do të kenë çmime shumë më të ulëta për këto produkte.

Në vend të kuotës prej 8 mijë tonësh, deri në fund të vitit do të rritet edhe me 2 mijë tonë dhe në dimër do të kemi çmime shumë më të ulëta për frutat e jugut”, tha Bekteshi për “TV24”./Telegrafi/