LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Në gusht pritet të shpallim gjendje krize në sektorin e energjetikës

Bekteshi: Në gusht pritet të shpallim gjendje krize në sektorin e energjetikës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim me kryetarin e Asociacionit Energjetik të Maqedonisë së Veriut (AEM), Koço Angjushev, kryetarin e Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, drejtorët e NER SHA Shkup, Bajram Rexhepi, drejtorit e EMV-së, Vasko Kovaçevski dhe zv. ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi. Bekteshi njoftoi se në fillim të gushtit pritet të shpallet gjendje krize në sektorin e energjetikës, pas çka do të miratohen masa për të ndihmuar ekonominë dhe amvisëritë.

“Pas shpalljes së gjendjes së krizës në sektorin energjetik në fillim të muajit gusht, do të vendosim masa për të ndihmuar ekonominë dhe amvisëritë. Si Qeveri, por edhe si Ministri e Ekonomisë, jemi në komunikim të përditshëm me të gjithë përfaqësuesit e sektorit energjetik në vendin tonë, me qëllim për të krijuar masa që do të zbusin krizën energjetike, jo vetëm në sektorin e amvisërisë, por edhe në një pjesë të industrisë, sepse industria është shumë e rëndësishme. Qëllimi ynë është që kompanitë të jenë edhe më konkurruese me masa të tilla jo vetëm në rajon por edhe në Evropë.


Javën e kaluar, ne si Qeveri i kemi marrë me shkrim propozimet nga Oda Ekonomike, të cilat janë shqyrtuar nga përfaqësues të Qeverisë të të gjitha institucioneve, përfshirë kompanitë energjetike, si dhe janë diskutuar edhe në Komisionin Rregullator për Energjetikë.

Shumica e masave janë të pranueshme dhe do të fillojnë të zbatohen menjëherë, pra nga fillimi i gushtit, kur shpallet gjendja e krizës energjetike, Qeveria do të mund të marrë vendimet e duhura për të ndihmuar ekonominë”,theksoi Bekteshi.

Bekteshi u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energji elektrike, ndërkaq nga opozita kërkoi që të jenë konstruktiv në Kuvend me çka do të mundësohej miratimi i masave për ndihmë ndaj sipërmarrjeve energjetike.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori