LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Ndihmë financiare vetëm për familjet me të ardhura të ulëta

Bekteshi: Ndihmë financiare vetëm për familjet me të ardhura të ulëta

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka konfirmuar në konferencën e sotme për media në Qeveri se masa e ndihmës financiare për amvisërit në periudhën e inflacionit dhe krizës energjetike do të jetë vetëm për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket mbështetjes direkte financiare për amvisëritë, Ministria e Financave në bashkëpunim me Zyrën e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike dhe Ministrinë e Ekonomisë janë duke punuar në hartimin e masave të tilla.


Ato masa duhet të synohen, të shkojnë atje ku ka nevojë, për ata qytetarë, për ato familje që janë realisht në nevojë dhe kanë të ardhura të ulëta në familjet e tyre dhe jo të shpërndahen tek të gjithë konsumatorët sepse disa kanë të ardhura më të larta dhe mund të paguajnë faturat dhe rritjen e shpenzimeve të energjisë elektrike dhe ngrohjes”, tha Bekteshi.

Ministri shtoi se në këtë drejtim është edhe vendosja e bllok-tarifave për pagesën e faturave të energjisë elektrike, e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori