LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Maqedonia e Veriut është në një linjë me politikat energjetike të BE-së

Bekteshi: Maqedonia e Veriut është në një linjë me politikat energjetike të BE-së

Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, deklaroi se Qeveria aktuale e Maqedonisë është plotësisht në përputhje me reformat dhe politikat e Komisionit Evropian në lidhje me tranzicionin energjetik dhe axhendën e gjelbër.

Në fjalimin e tij në konferencën ndërkombëtare “Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor 2022, ndërtimi i urave për paqe, progres dhe solidaritet”, organizuar nga “Ekonomist” dhe Qeveria e Kosovës, që po mbahet sot në Prishtinë, Bekteshi tha se shteti i ka zbatuar në vazhdimësi të gjitha dispozitat e reja evropiane në lidhje me mbrojtjen e energjisë dhe mjedisit jetësor.

Maqedonia e Veriut është vendi i parë anëtar i Komunitetit të Energjisë që zhvillon një Plan Kombëtar të Energjisë dhe Klimës që mbulon dekarbonizimin, efikasitetin e energjisë, sigurinë e furnizimit me energji, tregun e brendshëm të energjisë dhe kërkimin, inovacionin dhe konkurrencën”.

“Ministria e Ekonomisë, si krijuese e politikave energjetike, duke harmonizuar Legjislacionin në fushën e energjisë, krijon bazën për zhvillimin e energjisë dhe tranzicionin energjetik. Planifikimi strategjik i politikave dhe hapat e ardhshëm do të kontribuojnë në arritjen në kohë dhe korrekte të synimeve të përcaktuara, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në panel diskutim.

Ministri theksoi se përkundër krizës energjetike që preku jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe mbarë Evropën, zhvillimi dhe investimet në sektorin energjetik është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë me synim kryesor sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji si dhe duke shkuar drejt një ekonomie të gjelbër.

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

Lajme
KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

Lajme
Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel

Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel

Lajme
Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione

Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione

Politikë
Kalo në kategori