LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Ka persona të interesuar për ndërtimin e gazsjellësit drejt Greqisë

Bekteshi: Ka persona të interesuar për ndërtimin e gazsjellësit drejt Greqisë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se shumë kompani të interesuara për ndërtimin e interkonjektorit të gazit që do të na lidhë me Greqinë. Bekteshi shton se planifikohet të përdoret edhe modeli i partneritetit publiko-privat në Oslomej, ku do të mund të zhvillohet rrjeti i ujësjellësit për Kërçovën, ngjashëm me Shkupin.

“Në pjesën e Negotinës është paraparë të shndërrohet në termocentral të gazit dhe hidrogjenit dhe ne si ministri tashmë kemi marrë vendim që të dërgojmë një letër interesi në vendet fqinje, sepse parashikojmë të kemi një kapacitet të madh me mbi, 600 MW orë ku do të përfshiheshim fqinjët tanë veçanërisht nga Ballkani Perëndimor. E kishim parasysh që në këtë mënyrë do ta bënim sistemin tonë energjetik rajonal dhe në këtë mënyrë do të shkriheshin tregjet për të pasur një bursë më funksionale dhe për të pasur siguri edhe në furnizimin me energji elektrike” thotë ai.


Ministri shton se deri më 1 shkurt është afati i regjistrimit të të interesuarve për ndërtimin e interkonjektorit me Greqinë.

“Deri më tani ka shumë kompani që janë të interesuara, si ndërkombëtare ashtu edhe vendase, dhe jam i bindur se do të jetë një proces i suksesshëm me të cilin do të fillonte ndërtimi rreth muajit mars dhe planifikohet që brenda jo më shumë se 18 muajsh të kemi. një rrjet gazsjellësi tërësisht i ri. Si shtet do të na rrisë sigurinë e furnizimit dhe nuk do të jemi të varur vetëm nga Rusia dhe Bullgaria” tha Bekteshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori