LAJMI I FUNDIT:

Bekim Sali: Për çdo ditë rrisim kapacitetet e testimit për COVID-19

Bekim Sali: Për çdo ditë rrisim kapacitetet e testimit për COVID-19

Çdo ditë e ndjekim numrin e personave për testim për COVID-19 në institucionet publike dhe rrisim kapacitetin e testimit, respektivisht adaptohemi në dy ose tre ditë aq sa ka nevojë për testim. Ju siguroj se përqindja e testimeve në shëndetësinë private dhe publike po rritet çdo ditë në pjesën publike, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sonte gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel.

Ai thekson se pacientët që kanë nevojë për test për COVID në Shkup nëse sot kërkojnë të testohen do të bëjnë test të shpejtë të njëjtën ditë, ndërsa PCR ditën tjetër.


Pritje me ditë për testim, tha ai, ndoshta ndodhë në qytete më të vogla ku nuk ka teste PCR dhe ata detyrohen të udhëtojnë në vend tjetër.

Sali theksoi se nuk sheh ndonjë arsye për mosrealizim të planit për pesë ambulantat për kovid të paralajmëruara në territorin e Shkupit, për çka thotë se janë në komunikim me të gjithë mjekët.

“Në momentin kur do të arrijmë në fazën të kemi nevojë të aktivizimit të atyre kovid ambulantave si sistem jemi të gatshëm për ato pesë në fazën e parë në nivel të Shkupit, lokacionet dihen… Këtu do të kemi testim të shpejtë menjëherë, pa caktuar termin, laborator dhe eventualisht udhëzim të shpejtë menjëherë për rëntgen në mushkëri nëse e kërkon pasqyra klinike”, tha Sali, duke theksuar se dy nga tre shoqatat e mjekëve amë kanë konfirmuar se e mbështesin iniciativën.

Në vijën e kësaj vale që po hyjmë, theksoi ai, posedimi i pesë qendrave ku pacientët do të marrin me kohë diagnozën dhe rezultatet dhe trajtimin do të kontribuojë në mbrojtjen e popullatës tjetër që nuk është e infektuar.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori