Ka vazhduar debati në largësi mes kreut të Skenderajt Bekim Jashari dhe ish kryetarit të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku.
Pas debatit në RTVD, ku Jashari përmendi çështjen e Sami Lushtakut, ky i fundit ka hedhur një sërë deklarata ndaj tij.
Jashari në një shkrim në Facebook, duke ia bashkangjitur një video-incizim ka thënë se, sa ka pasur e sa ka respekt Samiu për familjen Jashari dëshmohet më së miri me ofendimet që ia ka bërë për familjen time disa herë mbas luftës.
“Paska vazhduar me shpifje e ofendime ndaj meje njeriu që njihet si shembull për veprime të tilla, në fakt këto i dinë më së miri dhe i bënë jo shumë rrallë. Sa ka pasur e sa ka respekt Samiu për familjen Jashari dëshmohet më së miri me ofendimet që ia ka bërë për familjen time disa herë mbas luftës, e të cilat kanë dalë edhe në media dhe opinioni qytetar i dinë shumë mirë. (kliko në linkun e bashkëngjitur, min 01:30-01:45)”, shkruan Jashari.
“E kam dëgjuar edhe në të kaluarën këtë thënie “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, thotë ai, duke pyetur nëse sipas Lushtakut që Jasharët e mirë janë Jasharët e vdekur.
“A do të thotë kjo edhe për Sami Lushtakun që Jasharët e mirë janë Jasharët e vdekur? Bekim Jashari është i “keq” sepse është gjallë edhe ua ka ndal abuzimin me pushtetin në Skenderaj”, shprehet tutje.
Ai shton tutje se i keq është ai që vjedh dhe keqpërdor paranë publike, jo Bekim Jashari që qeverisë me duar të pastra pa korrupsion me transparencë e llogaridhënie para qytetarëve.
“I keq është ai që me paratë e popullit pasurohet në luftë dhe pas saj.”
Ai ka kërkuar që për qeverisjen e tij në Skenderaj të flasin të gjithë që mendojnë se ka qenë apo jo funksionale për qytetarët.
“Mos me kurseni me kritikoni për qeverisjen time çka do që keni ma thuani. Në qeverisjen time në Skenderaj i është hapur dera çdo qytetari, vetëm hajnia dhe bizneset e paligjshme janë ndalur njëherë e përgjithmonë. Në Skenderaj humbës janë vetëm një grup i caktuar që kanë abuzuar e keqpërdorur me paranë publike (qeverisja e kaluar)”, shkruan tutje.
Jashari thekson se ai dhe asnjë anëtarë i familjes Jashari që është i gjallë ‘nuk kanë kërkuar as privilegj as mëshirë nga askush lerë më nga abuzuesit e zhvatësit e shtetit.’
Kemi pasur pasuri edhe para luftës, kemi edhe sot, paraja kurrë nuk ka qenë objektivi ynë. Liria, shteti dhe bashkimi kombëtar ishte dhe është ideali ynë i përjetshëm. Krejt çka kemi është e krijuar e ndërtuar me punën dhe djersen tonë. Unë jam krenar që jam i djali i Hamëzes dhe i takoj familjes Jashari, por nuk dua asnjë përfitim as falje në emër të kësaj. Unë as djali im ashtu si mijëra familje të dëshmorëve nuk kemi pasuri 32 milion të zhvatura, por kemi nder dhe krenari”, deklaroi kreu i Skenderajt.
Sipas tij, Sami Lushtaku e ka pasur rastin për të dëshmuar respektin ndaj familjes Jashari dhe familjet e dëshmorëve, duke punuar me duar të pastërta, duke bërë punë të mira për qytetarët e komunës së Skenderajt.
“Ai në vend të kësaj bëri udhëheqje totalitare, duke luftuar lirinë e shprehjes, opozitarizmin, mediat dhe mendimin kritik. Të gjitha mendimet që dje i kam shprehur në televizion janë fakte të pa mohueshme, që dëshmohen nga njerëzit e luftës të cilët i kam cituar dje në emision e të cilët përkundër Samiut nuk e lëshuan kurrë Kosovën”, shkruan më tej.
“Unë nuk merrem me ofendime sepse mbaj përgjegjësi ndaj qytetarëve që më kanë zgjedhur dhe për të cilët punoj çdo ditë, për të ngritur mirëqenien e tyre dhe këtë e kam dëshmuar dhe po e dëshmoj çdo ditë. Mua askush tjetër përveç sovranit nuk më ka dhënë pozitën e Kryetarit, janë qytetarët ata që kanë kërkuar nga unë që të marrë përgjegjësi dhe më kanë votuar dhe për të cilët do të punoj deri në frymën e fundit”.
Jashari tha në fund se ka ardhur koha e së vërtetës së shenjtë, e mendimit të lirë por të bazuar në fakte dhe argumente, e së vërtetës duke mbrojtur tërë jetën.
“P. S Video më poshtë ka përmbajtje fyese dhe kërkoj falje që detyrohem të bashkëngjis, me qëllimin e vetëm që ta shohin të gjithë se cila është fytyra e vërtetë dhe niveli i Samiut”, ka shkruar Jashari./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre