LAJMI I FUNDIT:

Behrami mendon tërheqjen nga futbolli, por Genoa i ofron kontratë të re

Behrami mendon tërheqjen nga futbolli, por Genoa i ofron kontratë të re

Pas 18 viteve të luajtura në nivele të larta, Valon Behrami po mendon t’i jap fund karrierës futbollistike.

Mesfushori nga Kosova që aktivizohet me skuadrën italiane Genoa nuk është i sigurt sa i përket të ardhmes në futbollin aktiv.


Mediat në Itali kanë raportuar se Behrami po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli në fund të këtij edicioni.

Por ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Zvicrës ka pranuar së fundmi një tjetër ofertë nga skuadra aktuale Genoa për vazhdimin e kontratës.

Genoa i ka ofruar një tjetër kontratë një vjeçare, pasi drejtuesit e klubit vazhdojnë të besojnë në aftësitë e shqiptarit.

Përkundër se tanimë është 35-vjeçar, Behrami këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në Serie a, ku ka bërë edhe një asistim.

Gjithsesi lojtari ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar dhe pas përfundimit të sezonit pritet të vendos nëse do ta përfundojë karrierën apo do të bindet për të vazhduar edhe një vit me Genoan në Serie A.

Behrami ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur për skuadra si Verona, Lazio, Fiorentina, Napoli e Udinese në Serie A.

Në futbollin anglez ai luajti për dy skuadrat londineze West Ham United e Watford, derisa një vit e kaloi edhe në Bundesligën gjermane te Hamburgu.

Përveç skuadrave të lartëpërmendura, mesfushori nga Kosova karrierë ka bërë edhe në Zvicër me Luganon e Sionin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori