LAJMI I FUNDIT:

A bëhet vërtet barku më i vogël kur fillojmë të hamë më pak apo thjesht po jetojmë në një iluzion?

A bëhet vërtet barku më i vogël kur fillojmë të hamë më pak apo thjesht po jetojmë në një iluzion?

Madhësia e barkut ndryshon me mbushjen dhe zbrazjen e tij, gjë që ndikon në oreksin, por kjo nuk do të thotë që vëllimi dhe madhësia e tij ndryshojnë përgjithmonë

Duhet të kemi pasur ndjesinë se stomaku na është zgjeruar ngaqë hamë shumë apo se e kemi reduktuar duke anashkaluar vaktet, por a ka ndodhur vërtet kështu apo ndjenja jonë po na mashtron?


Ndryshimet në oreks janë të mundshme, por ato nuk ndryshojnë përgjithmonë madhësinë e barkut. Çfarë po ndodh në të vërtetë?

Madhësia e barkut ndryshon, por jo përgjithmonë

Stomaku është si një tullumbace, që shtrihet për t’u mbushur kur hamë dhe pimë dhe kthehet në madhësinë e tij normale kur është bosh, shpjegon Healthline, përcjell Telegrafi.

Shumica e të rriturve kanë përafërsisht të njëjtën madhësi barku, pavarësisht nga pesha e trupit. Një lukth bosh është rreth 30 cm i gjatë dhe 15 cm i gjerë në pikën e tij më të gjerë dhe mund të zgjerohet për të mbajtur rreth një litër ushqim. Ngrënia e tepërt mund ta zgjerojë më tej atë.

Kur e mbushim stomakun me shumë ushqim, ai nuk qëndron ashtu dhe as zgjerohet përgjithmonë, por kthehet në përmasat e mëparshme pas tretjes së ushqimit.

Barku po zgjerohet dhe tkurret vazhdimisht për të akomoduar ushqimin dhe ne nuk mund të ndryshojmë madhësinë e tij bazë duke ngrënë ndryshe ose në sasi shumë të vogla. Nëse nuk hamë për një periudhë të caktuar kohore, kjo nuk do të shkaktojë tkurrje të stomakut dhe as marrja e një sasie shumë të vogël ushqimi. E vetmja mënyrë se si mund të zvogëlojmë fizikisht dhe përgjithmonë madhësinë e stomakut është operacioni.

Zgjerimi dhe tkurrja e barkut ndikon në oreksin

Stomaku dhe truri ynë rregullojnë oreksin në një sërë mënyrash, njëra prej të cilave është përmes sinjaleve të dërguara nëpërmjet nervave kur stomaku shtrihet në një masë të caktuar. Një shembull i përsosur i kësaj është nervi vagus, nervi kryesor që kontrollon stomakun dhe transmeton sinjale në tru. Nervi vagus ka qeliza të ndryshme nervore monitoruese që dërgojnë mesazhe në tru se sa i ngopur është stomaku, si dhe cilat lloje të lëndëve ushqyese janë të pranishme. Kur stomaku është plot me ushqim dhe është i zgjatur, nervi vagus dërgon sinjale në tru për të na thënë se është koha për të ngadalësuar ose ndaluar së ngrëni. Edhe pse nuk është e mundur të zvogëlohet stomaku, është e mundur të ndryshohet mënyra se si stomaku përshtatet me urinë dhe ngopjen.

Ndjeheni të ngopur me më pak ushqim

Shkencëtarët kanë zbuluar se me kalimin e kohës mund të arrijmë një ndjenjë ngopjeje me sasi më të vogla ushqimi. Nga ana tjetër, nervat në bark mund të dërgojnë sinjale në tru edhe kur stomaku është bosh. Kjo ndikon në disa hormone në trup, si grelina, “hormoni i urisë” që stimulon ndjenjën e urisë. Madhësia e barkut nuk është e vetmja gjë që ndikon në urinë, ka faktorë të tjerë të ndryshëm si sheqeri i ulët në gjak, mendimi apo aroma e ushqimit e shumë të tjera. Kontrolli i oreksit tuaj nëpërmjet metodave të tjera është një mënyrë më efektive për të mbajtur një peshë trupore të shëndetshme sesa të përpiqeni të “tkurrni stomakun tuaj” duke e lënë veten të uritur.

Cili agjërim është ideal për të hequr dhjamin nga barku dhe cili për shkrirjen e kofshëve
Lexo po ashtu Cili agjërim është ideal për të hequr dhjamin nga barku dhe cili për shkrirjen e kofshëve

Cila është mënyra më e mirë për të ulur oreksin?

Grelina është një hormon që mund të funksionojë kundër nesh kur përpiqemi të mbajmë një peshë trupore optimale. Hulumtimet kanë treguar se grelina rritet kur humbim peshë sepse trupi dëshiron të ruajë ekuilibrin në të cilin ndodhet. Megjithatë, ka mënyra të vërtetuara shkencërisht që na ndihmojnë të kontrollojmë oreksin tonë dhe ato na thonë se duhet:

Hani disa vakte të vogla në ditë në vend të disa ushqimeve më të mëdha

Kjo mënyrë e konsumimit të ushqimit me kalimin e kohës mund të “stërvit” stomakun dhe trurin për të rritur ndjenjën e kënaqësisë dhe ngopjes me vakte më të vogla. Ky zakon do të ndihmojë gjithashtu në mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak të qëndrueshme, duke reduktuar dëshirën për ëmbëlsirat ose karbohidratet.

Çfarë mund të bëni nëse dieta nuk funksionon?
Lexo po ashtu Çfarë mund të bëni nëse dieta nuk funksionon?

Hani në mënyrë të ekuilibruar dhe shëndetshëm

Një dietë e ekuilibruar përfshin proteina pa yndyrë dhe burime të shëndetshme yndyre, të tilla si frutat arrore dhe vaji i ullirit. Qelizat në mukozën e stomakut i njohin ato si të dobishme për trupin tonë, gjë që e bën më pak të ngjarë të rrisë hormonet e urisë si grelina.

Pini ujë para ngrënies

Kjo mund të ndihmojë në shtrirjen e stomakut dhe të rrisë ndjenjën e ngopjes përpara se të hahet.

Prisni 10 deri në 15 minuta

Shpesh dëshirat për çokollatë ose patate të skuqura zhduken nëse presim pak para se të shkojmë në kuzhinë. Oreksi nuk është një gjë e keqe për t’u frikësuar. Na sinjalizon kur është koha për të ngrënë dhe kur trupi ynë ka nevojë për lëndë ushqyese. Një oreks i shëndetshëm nuk duhet të çojë në shtim në peshë, por nëse jeni duke luftuar me oreksin e tepërt ose të pamjaftueshëm, është padyshim më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori