LAJMI I FUNDIT:

Bëhen bashkë ish-ministrat e Mbrojtjes dhe ish-komandantët e UÇK-së

Bëhen bashkë ish-ministrat e Mbrojtjes dhe ish-komandantët e UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot ka takuar ish-ministrat e Mbrojtjes, ish-komandantët e ushtrisë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.

Mehaj ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe avancimet që kanë pasur në Ministrinë e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.


“Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së”, thotë ai.

Ministri ka shtuar tutje se në takim kanë biseduar për sigurinë në vend.

“Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës”, ka bërë të ditur Mehaj.

Mehaj ka thënë se “Veprimet tona janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët tanë, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetuetshmërisë sonë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori