LAJMI I FUNDIT:

Befasuese, serbi nuk kursen fjalët e mëdha për Majlindën, përshëndetet nga shqiptarët (Foto)

Befasuese, serbi nuk kursen fjalët e mëdha për Majlindën, përshëndetet nga shqiptarët (Foto)

Majlinda Kelmendi arriti të fitojë medaljen e arë në finale të xhudos për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo ishte medalja e parë olimpike për Kosovën dhe kjo nuk mbeti pa u komentuar edhe nga mediat serbe të cilat provonin të minimizonin këtë të arritur të madhe.


Se jo të gjithë mendojmë gjithmonë njëjtë e tregon edhe serbi, Aleks Coric, i cili publikisht ka dal në përkrahje të Majlindës.

Ja sa para do t'i fitojë Majlinda nga shteti i Kosovës pas triumfit në Rio 2016
Lexo po ashtu Ja sa para do t'i fitojë Majlinda nga shteti i Kosovës pas triumfit në Rio 2016

“Unë si serb, mendoj se njerëzit janë sjellë keq me të, por unë do them, urime! Për të qenë real më duhet ta pranoj se nuk kam parë të gjitha takimet, por kjo është diçka e madhe për popullin në Kosovë dhe jam i lumtur që ata përjetuan fitore kaq shpejt. Po ashtu shpresoj që ata të kenë një të ardhme të ndritur, jo vetën në sport, por në të gjitha sferat. Shpresa jonë e vetme është një e ardhme më e mirë. Ju lutem injorojeni mesazhet e të tjerëve, jo të gjithë serbët mendojnë njëjtë kur bëhet fjalë për Kosovën. Paçi fat në lojërat tjera”, ka shkruar Coric në postimin e Rio 2016 në Facebook, transmeton Telegrafi.com.

Komenti i tij ka marrë shumë pëlqime dhe nuk kanë munguar edhe komentet pozitive nga komentuesit shqiptarë.

Festë e madhe në familjen Kelmendi, babai i Majlindes nuk i shikoi meçet për shkak se kishte emocione të mëdha (Video)
Lexo po ashtu Festë e madhe në familjen Kelmendi, babai i Majlindes nuk i shikoi meçet për shkak se kishte emocione të mëdha (Video)

Në njëfarë mënyre Coric ka dal kundër jo vetëm mendimit të bashkëkombësve të tij, por edhe të qeverisë.

E gjitha kjo pasi para disa ditësh ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udovicic, ka deklaruar se garuesit serb do të lëshojnë podiumin në Lojërat Olimpike Rio 2016, në qoftë se në të qëndrojnë edhe konkurrentët e “shtetit të vetëshpallur”, Kosovës. /Telegrafi/

capture-20160808-101016

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori