LAJMI I FUNDIT:

Befason Rooney: Van Gaal është trajneri më i mirë që kam punuar me të

Befason Rooney: Van Gaal është trajneri më i mirë që kam punuar me të

Wayne Rooney e ka cilësuar Louis van Gaalin si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë, duke e larguar Sir Alex Fergusonin nga vendi i parë në listën e tij.

Ferguson pati një karrierë të lavdishme gjatë qëndrimit të tij të jashtëzakonshëm 26-vjeçar në Manchester United, ku edhe Rooney gëzoi sukses të madh nën urdhrat e skocezit.


Megjithatë, kur është fjala për stërvitje, Rooney shprehu admirimin e tij për Van Gaal, pavarësisht se holandezi fitoi vetëm një trofe gjatë kohës së tij si menaxher i Unitedit.

Demichelis: Van Gaal është një trajner i mirë, por krejtësisht i çmendur
Lexo po ashtu Demichelis: Van Gaal është një trajner i mirë, por krejtësisht i çmendur

“Van Gaal është larg trajneri më i mirë me të cilin kam punuar – njëqind për qind”, ka thënë fillimisht Rooney për De Telegraaf.

“Aftësitë e tij taktike, mënyra e tij e përgatitjes dhe vëmendja e tij në detajet më të bukura, janë gjetje mahnitëse. E admiruar atë për këtë. Nuk kisha parë kurrë gjëra të tilla”.

Rooney dhe Van Gaal kanë pasur raporte të mira gjatë kohës te Unitrdi (Foto: Dave Thompson/Getty Images/Guliver)

Nuk ishte sekret që Rooney dhe Ferguson kishin dallime të mëdha gjatë karrierës 13-vjeçare të sulmuesit në klub me ish- kapitenin e Anglisë që kërkoi largimin në vitin 2010, por me ardhjen e Van Gaalit gjërat u kthyen në vend.

Van Gaal: Ferguson më kishte thënë se ka pasur probleme te United
Lexo po ashtu Van Gaal: Ferguson më kishte thënë se ka pasur probleme te United

“Van Gaal e di se mënyra se si ai punon është e vështirë për lojtarët. E bëra të vetëdijshëm për atë në atë kohë dhe biseduam për këtë shumë mirë së bashku”.

“Më vjen keq që të gjitha kanë përfunduar, por unë e di një gjë sigurt. Kam mësuar shumë prej tij dhe definitivisht do t’i përdor ato mësime kur të bëhem menaxher”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori