LAJMI I FUNDIT:

Befason Carragher: Man City është favorit për ta fituar titullin në Ligën Premier

Befason Carragher: Man City është favorit për ta fituar titullin në Ligën Premier

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se Manchester City mbetet favorit për të fituar Ligës Premier përpara ish-skuadrës së tij.

Liverpooli ka bërë një fillim perfekt të sezonit në ligë, duke fituar katër ndeshjet e tyre të para për të mbajtur një epërsi prej dy pikësh në fillim të sezonit.


Por, Carragher, i cili fitoi Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij me Liverpoolin, beson se City është akoma favoritë për ta fituar titullin.

Dhjetë ekipet më të vlefshme në botë momentalisht - City i pari, Barcelona e treta dhe Juventusi i teti
Lexo po ashtu Dhjetë ekipet më të vlefshme në botë momentalisht - City i pari, Barcelona e treta dhe Juventusi i teti

“Mendoj se është pak herët. Mendoj se duhet të presim deri në Krishtlindje”, ka thënë fillimisht Carragher.

“Në Krishtlindje, Liverpool dhe City do të kenë një hendek të konsiderueshëm dhe duket sikur ka pak boshllëk në këtë moment”.

Guardiola dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve me Man Cityn - por jo me çdo kusht
Lexo po ashtu Guardiola dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve me Man Cityn - por jo me çdo kusht

“Por, unë ende mendoj se City është favorit dhe janë skuadra më e mirë në Ligën Premier në këtë moment sepse ata fituan kampionatin dhe e vërtetuan atë sezonin e kaluar”.

“Kështu që unë mendoj se i nevojitet punë akoma Liverpoolit për të kapërcyer Cityn, por janë më se të aftë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori