LAJMI I FUNDIT:

Guardiola dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve me Man Cityn – por jo me çdo kusht

Guardiola dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve me Man Cityn – por jo me çdo kusht

Pep Guardiola ka folur rreth fitimit të trofeut në Ligën e Kampionëve këtë sezon me Manchester Cityt.

Trajneri katalunas njihet si fitues i madh, pasi ka fituar në Spanjë me Barcelonën, në Gjermani me Bayern Munichun dhe Angli me Cityn.

Megjithatë, triumfin në Evropë, Guardiola e ka shijuar vetëm me Barcelonën dhe për këtë fakt është kritikuar disa herë.

Gjithçka gati, sot hidhet shorti për Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Gjithçka gati, sot hidhet shorti për Ligën e Kampionëve

Por, trajneri i njohur ka thënë se ekipi i tij do të tentojë lavdinë edhe në Ligën e Kampionëve, edhe pse jo me çdo kush.

“Unë e di se do të gjykohemi në fund edhe nëse fitojmë Ligën e Kampionëve. E di se nëse nuk e bëjmë, nuk do të jetë e mjaftueshme”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Arrita te Barcelona, ​​ishim me fat që e fituam dy herë në katër vjet, dhe njerëzit presin që unë jam diçka i veçantë që duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe është e vërtetë”.

Top 10 favoritët e Ligës së Kampionëve të sezonit 2019/20: Formacionet dhe ndryshimet në klube gjatë verës
Lexo po ashtu Top 10 favoritët e Ligës së Kampionëve të sezonit 2019/20: Formacionet dhe ndryshimet në klube gjatë verës

“Sigurisht që ne duhet të fitojmë në Evropë sepse është një turne i rëndësishëm dhe i vështirë për t’u fituar. Por unë nuk do të shkoj në kazino dhe të fus në lojëra të fatit gjithçka që kam në xhep në vetëm shtatë ndeshje”.

“Dua të jem i lumtur për 11 muaj – dhe fitimi i Ligës Premier më bën të lumtur. Pse do të pres deri në shkurt për shtatë ndeshje?”, përfundoi katalunasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori