LAJMI I FUNDIT:

Befasia e xhiros, Borea mposht Yllin

Befasia e xhiros, Borea mposht Yllin

Në takimin e dytë të natës të zhvilluar në palestrën ‘Karagaç’ në Pejë, Borea dhe Ylli zhvilluan një duel interesant, që kaloi me ‘luftë’ deri në çastet e fundit, ku skuadra pejane triumfoi me rezultatin final 96-93.

Pjesa e parë kaloi me dominimin e Boreas, pjesë kjo që në fund u mbyll me rezultat 52-40.


Në çerekun e tretë Ylli u tregua skuadër shumë e mirë, duke shënuar 13 pikë më shumë se kundërshtari, e kjo bëri që çereku i katërt të bëhet tejet interesant, me rezultatin që ishte pothuajse i barabartë deri 4 minuta para fundit të takimit.

Klubi i basketbollit, Borea

Më pas, ishte skuadra e Yllit ajo që fillimisht u shkëput në rezultat, duke qenë shumë afër fitores, mirëpo në momentet e fundit, 4 pikë radhazi nga Hajzeri dhe një treshe e Allen Idrizajt, ia dhanë epërsinë 1 pikëshe vendasve.

Fare në fund, Idrizaj arriti ta rrëmbente topin nga dora e Kuqit të mysafirëve, duke mos e lejuar aksionin e Yllit dhe duke sulmuar në anën tjetër. Ky aksion përfundoi me dy pikëshin e Qekut, që realizoi pas kërcimit të marrë nga gjuajtja e pasaktë e Idrizajt dhe takimi u mbyll me fitoren e Boreas.

Më të dalluarit te Borea sonte ishin Allen Idrizaj me 24 pikë, 10 kërcime e 4 asistime dhe Shpend Gashi me 23 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, derisa te Ylli për t’u veçuar janë Artin Gashi me 21 pikë, 10 kërcime, 5 asistime dhe Arif Mehmetaj me 21 pikë, 9 kërcime e 3 asistime.

Me këtë fitore, Yliit ka katër fitore dhe dy humbje ndërsa Borea ka bilanc prej dy fitoreve dhe peës humbjeve. /borozani/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori