LAJMI I FUNDIT:

Bebes kurrë mos i jepni mish pa perime

Bebes kurrë mos i jepni mish pa perime

Fëmijës së vogël mishi nuk i jepet si racion i pavarur

Përfshijeni mishin gradualisht në ushqim, transmeton Telegrafi.


Zakonisht rekomandohet të përfshihet mishi në ushqim vetëm pas përfundimit të muajit të shtatë, përkatësisht të muajit të tetë të jetës së fëmijës.

Kur vendosni të përfshini mishin në ushqim, përfshijeni gradualisht, ekskluzivisht si pjesë e vogël racioni.

Më së miri është të merret një copë e vogël mishi, të zihet dhe të grimcohet bashkë me perime.

Assesi nuk rekomandohet që bebes t’i jepet i gjithë kavanozi me mish të grimcuar apo t’i zihet dhe t’i përgatitet copë mishi si racion i pavarur dhe krejtësisht e mjaftueshme është t’i ofrohet fëmijës një herë deri në dy herë në javë.

Mishi përmban shumë yndyrë. Për dallim nga qumështi nga i cili është e mundshme plotësisht të veçohen yndyrat, nga mishi kjo nuk mund të bëhet.

Madje edhe mishi i zgjedhur posaçërisht pa yndyrë përmban së paku 7 për qind yndyrë.

Mishi është plot proteina dhe hekur, mirëpo nuk ka fibra, andaj rruga e tij nëpër lukth dhe zorrë është shumë më e ngadalshme. /Telegrafi/