eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo numëron miliona ndjekës vetëm në Instagram, teksa së fundmi u ka dhënë hapësirë të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale përmes opsionit pyetje-përgjigje.


Artistja edhe këtë herë rrëmbeu më shumë kritika rreth fizikut të saj, duke u komentuar për shtimin në peshë.

Screenshot 2 58 Bebe Rexha (Foto: Instagram)

“Ju jeni shëndoshur, pse ke shtuar edhe ca kilogramë të tjerë”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.

“E para. Kjo nuk është puna juaj. E dyta, është qesharake që ju jeni djalë dhe po e thoni këtë”, ka qenë përgjigja e artistes nga Dibra.

Screenshot 3 45 Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Derisa në një postim tjetër, Bebe thotë se është shumë e vrazhdë të komentosh për peshën apo fizikun e dikujt tjetër.

“Mendoj se është super e vrazhdë të bësh komente për peshën e dikujt 1. Unë ha. Unë e dua ushqimin 2. Marr ilaçe për. Shëndeti im që në fakt më bën të shtoj peshë 3. Unë gjithmonë kam luftuar me peshën time dhe dashurinë për veten time”. /Telegrafi/