Bebe Rexha ka zbuluar se ishte pothuajse e martuar “kur ishte adoleshente”.
Këngëtarja 31 vjeçare, tha se kishte burra që kërkonin të ‘merrnin dorën e saj për martesë’, ndërsa shpjegoi se si në kulturën shqiptare që gratë priren të martohen ‘super të reja’, shkruan DailyMail.
Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), nëna e së cilës, Bukurije Rexha, u martua në moshën 17 vjeçare, tregoi se si mamaja e saj ‘luftoi’ kundër traditave për ta ndihmuar atë të ndiqte karrierën e saj në industrinë e muzikës.
Bebe Rexha i tha The Daily Star: “Është ndryshe plotësisht tani, është shumë më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta dhe gjëra të tilla, por kur isha e re kishte fjalë për fjalë djem që përpiqeshin të merrnin dorën time për martesë. Ishte pjesë e kulturës”.
“Është si traditë, martohesh me një shqiptar dhe martohesh super e re dhe duhet të kesh fëmijë”, tha ajo.
“Duke u rritur nuk më lejohej të kisha zë ose të flisja në tryezë dhe gjëra të tilla, por mamaja ime luftoi shumë për mua dhe ajo ishte si: ‘Vajza ime nuk do të martohet, çfarë dreqin është kjo’”, ka thënë 31-vjeçarja.
Rexha shtoi se ishte 23 vjeçe kur ajo dha puthjen e saj të parë, të cilën ajo e përshkroi si “shumë të keqe”.
Këngëtarja tani është dashuruar me regjisorin e njohur hollivudian, Keyan Safyari, 37 vjeç.
Çifti për herë të parë nxitën thashethemet për një lidhje në mars të vitit të kaluar, pasi u panë të kapur dorë për dore një natë në Los Angeles.
Në fillim të këtij muaji, Bebe Rexha u tregua e hapur në lidhje me seksualitetin e saj ‘të rrjedhshëm’, duke ngacmuar fansat se më parë ka pasur lidhje sekrete edhe me femra, madje me emra të famshëm.
“Ajo që unë besoj në lidhje me seksualitetin është kjo: është një shkallë”, i tha Bebe Rexha Revistës GayTimes.
“A kam dalë më parë me vajza? Po. A kam dalë me femra? Po, kam dalë, madje edhe me të famshme, por nuk po i përmend”, kishte thënë ajo.
Vitin e kaluar, Bebe e përcaktoi veten si ‘fluide’ në një intervistë të veçantë, duke thënë: “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do – dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova
Eiza Gonzalez duket e mrekullueshme në fotografitë e prapaskenës nga filmi i saj i ri “The Ministry Of Ungentlemanly Warfare”
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel