LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha do të jetë sivjet një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2022

Bebe Rexha do të jetë sivjet një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2022
Bebe Rexha me çmimin 'Best Dance' të fituar në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Getty Images)

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, do të jetë sivjet pjesë e evenimentit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022.

Ajo do të ngjitet në skenën e ceremonisë madhështore që sivjet mbahet në “Prudential Center” të New Yerseyt, për të prezantuar një artist ose për të ndarë një nga çmimet e mbrëmjes.


Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja e hitit “I’m a mess” përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku jepte lajmin se do të jetë një nga prezantueset e sivjetme në ngjarjen e madhe.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha përndryshe është fituese e një çmimi MTV Video Music Awards në vitin 2019.

Kënga e re e Bebe Rexhës me David Guettan ngjitet lart në top listat ndërkombëtare
Lexo po ashtu Kënga e re e Bebe Rexhës me David Guettan ngjitet lart në top listat ndërkombëtare

Aso kohe ajo ishte shpërblyer me çmim në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, për këngën e saj “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Bebe Rexha me çmimin ‘Best Dance’ të fituar në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Getty Images)

32-vjeçarja përndryshe të premten publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in botëror, David Guetta, të titulluar “I’m good (Blue)”.

Kënga vjen si remiks i këngës origjinale të kënduar nga Eiffel 65 dhe tashmë është ngjitur lart në shumë prej top-listave ndërkombëtare të muzikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Kalo në kategori