eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka qëndruar e vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që këto ditë të jetë më aktive në rrjetet sociale, duke e parë si të vetmen formë lidhjeje me fansat e saj.


Ndonëse një emër i njohur në botën e showbizit ndërkombëtar, Bebe Rexha vazhdon të mos i harrojë bashkë-kombasit e saj.

GettyImages 1128785381

Së fundmi, ajo ka publikuar një video të shkurtër në Instagram, ku shfaqet një burrë i moshuar shqiptar, i cili lëviz duart pranë një zjarri kisne për të larguar mikrobet.

“Qe qysh mundesh me i djeg mikrobet”, janë fjalët e protagonistit të videos.

Ndërkohë, Rexha shkruan me shaka në mbishkrimin e videos: "Për të gjithë shqiptarët e mi (qesh), mos e provoni këtë në shtëpi (qesh)".

beeeb

Artistja me origjinë shqiptare kishte paralajmëruar disa projekte të reja muzikore për vitin 2020, por që momentin gjithçka i është pezulluar shkaku i krizës së coronavirusit. /Telegrafi/