eksperti-banner

Ditë më parë,Bebe Rexha deklaroi se është një dashnore më e mirë se sa ishte një dekadë më parë, pasi po afrohet në të tridhjetat.

29-vjeçarja ishte e sigurt se do të vazhdonte të jetë në qendër të vëmendjes me xhirimin e saj më të fundit për 'Voir Fashion Magazine' pas deklaratave të njëpasnjëshme që bëri.


Këngëtarja e hitit "Say My Name" është shfaqur me një kostum transparent teksa ka vënë në pah asetet e saj trupore.

14593708 7123577 image a 13 1560159861367 Bebe Rexha (Foto: Luke Walvyn /Voir)

Biondja seksi e veshur e tëra në rozë duket e mahnitshme gjersa në fotografinë e radhës për Voir u shfaq në një fustan të shkurtër ngjyrë neon. Bukuroshja jonë edhe këtë herë ka treguar linjat e bujshme për të cilat merr komente të ndryshme nga publiku.

"]

Javën e kaluar, Bebe pati një paraqitje të veçantë në ceremoninë e 'The Fragrance Foundation Awards', ku dhuroi një çmim për një nga pjesëmarrësit në eveniment.

Theksojmë se Rexha po vazhdon të jetë shumë aktive në industrinë e muzikës, qoftë me projekte apo edhe me koncerte e pjesëmarrje të shumta në festivale. /Telegrafi/

14593710 7123577 image a 14 1560160133213 Bebe Rexha (Foto: Luke Walvyn /Voir)