LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha shijon pushimet në krahët e të dashurit, ndërsa ndan me ndjekësit çastet e ëmbla me të

Bebe Rexha shijon pushimet në krahët e të dashurit, ndërsa ndan me ndjekësit çastet e ëmbla me të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon ende të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit “Better Mistakes”.

Albumi është pritur mirë nga fansat dhe artistja ka qenë e ngarkuar gjatë gjithë kësaj kohe me promovimin e tij në media dhe emisione të ndryshme.


E pas gjithë këtyre angazhimeve, Rexha duket se më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet që po shijon në një jaht me të dashurin dhe miqtë e saj.

Teksa ka treguar momentet e këndshme që po shijon me rrethin e afërt, Bebe Rexha nuk la pa ndarë me fansat edhe një video shumë të veçantë me ndjekësit në InstaStory.

Bëhet fjalë për një video-selfie, ku ajo shihej duke kënduar bashkë me të dashurin e saj, Keyan Safyari.

Dyshja po interpretonin këngën e saj më të re “Chain My Heart”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me Topic, teksa në fund nuk hezitojnë që të ndajnë edhe një puthje të ëmbël me njëri-tjetrin

Bebe Rexha dhe Keyan ka kohë që janë në lidhje, teksa nuk i kanë të shpeshta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale, duke preferuar që ta mbajnë më për vete jetën e tyre private. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Magazina
Kalo në kategori