LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha në intervistë për Rolling Stone flet për mizogjininë në kulturën shqiptare: Burrat flasin dhe hanë të parët, gratë trajtohen si njerëz të dorës së dytë

Bebe Rexha në intervistë për Rolling Stone flet për mizogjininë në kulturën shqiptare: Burrat flasin dhe hanë të parët, gratë trajtohen si njerëz të dorës së dytë
Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën e famshme amerikane, Rolling Stone.

Ajo ka folur mbi karrierën dhe jetën e saj, ku sigurisht çështja kryesore ka qenë diskutimi mbi albumin e saj të ri me titull “Bebe”.


Por përveç këtyre, revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes shqiptare, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo thotë se mentaliteti i saj “gjithmonë nxitues” vjen nga rritja në një familje emigrantësh.

“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21 vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave”, shkruan Rolling Stone.

E entuziazmuar për albumin e ri në ardhje, Bebe Rexha ndan me ndjekësit imazhe të reja ku duket mjaft tërheqëse
Lexo po ashtu E entuziazmuar për albumin e ri në ardhje, Bebe Rexha ndan me ndjekësit imazhe të reja ku duket mjaft tërheqëse

Nëna e saj ka lindur në ShBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të “një jete më të mirë”.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“Ata janë më paranojakë. Më të stresuar”, thotë Bebe Rexha kur pyetet nga revista për familjen e saj të ngushtë.

“Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh nga kjo. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave”, tha këngëtarja.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër në një nga këngët e albumit “Bebe”, e cila titullohet “I Am”, të cilën e kompozoi pasi Gjykata e Lartë mori vendim për ndalimin e abortit në Amerikë.

Bebe Rexha tregon linjat e kolme të trupit në një paraqitje provokuese me korse të zezë
Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon linjat e kolme të trupit në një paraqitje provokuese me korse të zezë

Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe mizogjeninë e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare. “Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim”, thotë ajo.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”. Rexha e pranon se mbase kënga mund të jetë pak e ëmbël me pohimet e saj. Por, thotë ajo, “nëse dua të dëgjoj diçka që më bën të ndihem e fuqishme dhe t’i këndoj, atëherë është kënga ‘I Am’ nga albumi ‘Bebe”, ka përfunduar Rexha.

Albumi “Bebe” i Bebe Rexhës është i disponueshëm në shitje që nga data 28 prill e këtij viti. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori