LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha: Mos gjykoni peshën e dikujt, ju nuk e dini nëse dikush po merr medikamente apo në çfarë po kalon

Bebe Rexha: Mos gjykoni peshën e dikujt, ju nuk e dini nëse dikush po merr medikamente apo në çfarë po kalon

Bebe Rexha ka goditur ashpër stereotipet që lidhen me linjat e trupit përmes një postimi të ri në Instagram.

Këngëtarja 34-vjeçare tha: “Është viti 2024. Turpi nga një trup i hollë dhe nga një trup i shëndoshë është i dëmshëm dhe përjetëson stereotipe të dëmshme”.


Artistja vazhdoi duke shpjeguar se askush nuk e di se çfarë po kalon një person dhe ai mund të hajë shumë për të përballuar ose shumë pak për të ndjerë njëfarë kontrolli në jetën e tij/saj.

Dhe ajo u ka kujtuar fansave se gjithçka ka të bëjë me të qenit ‘të shëndetshëm’ dhe jo se si duken.

Albume, çmime prestigjioze e miliona njerëz që i dëgjojnë - sukseset që shënuan gjatë 2023 shqiptaret Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max
Lexo po ashtu Albume, çmime prestigjioze e miliona njerëz që i dëgjojnë - sukseset që shënuan gjatë 2023 shqiptaret Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max

Rexha në postimin e saj theksoi se njerëzit duhet të jenë të mirë me njëri-tjetrin dhe ‘të përhapin më shumë dashuri dhe dhembshuri’.

Gjithashtu këtë javë ajo u pa në St Barts duke u dukur si një yll hollivudian teksa kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm që zbulonte rrobat e saj të banjës.

Flokët e saj ishin të tërhequr mbrapa dhe ajo kishte vënë një palë syze dielli të mëdha ndërsa ecte në plazhin e pacenuar me rërë të bardhë gjatë pushimeve të saj dimërore.

Bukuroshja ka shkuar lart e poshtë me peshën e saj gjatë dekadës së fundit dhe ka folur me krenari për veten e saj.

Kjo vjen pak kohë pasi ajo tha se nuk ka ‘pritje’ për suksesin e ‘Grammy’.

Këngëtarja është nominuar në “Grammy 2024” në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike pop” së bashku me David Guettan për hitin “One in a Million” – por pasi nu ke fitoi këtë çmim kohë më parë, Bebe po refuzon të zhgënjehet dhe nuk ka më pritshmëri.

Ajo i tha Revistës People: “Unë u mërzita shumë. I thashë vetes, ‘Nëse nuk fitoj me ‘Meant to Be’, me të vërtetë nuk mendoj se do të fitoj ndonjëherë një ‘Grammy’ për ndonjë gjë tjetër”.

“Që atëherë, ajo që po përpiqem të arrij është të mos kem pritshmëri”, tha Rexha. Pavarësisht kësaj, Bebe është e emocionuar që është nominuar për një Grammy këtë vit.

Bebe Rexha (Foto: Christopher Polk/Penske Media via Getty Images)

Këngëtarja ndjen gjithashtu se ka një ‘lidhje shumë të veçantë’ me Davidin.

Bebe – e cila më parë fitoi një nominim për ‘Grammy Awards’ për “I’m Good (Blue)”, bashkëpunimi i saj i vitit 2022 me Davidin – tha: “Sa herë që unë nominohem, është një lloj momenti i ngushtë. Kjo tregon se ai dhe unë kemi vërtet një lidhje shumë të veçantë, muzikore”.

Bebe Rexha (Foto: Christopher Polk/Penske Media via Getty Images)

Bebe dhe David, 56 vjeç, kanë vite që punojnë së bashku.

Dhe këngëtarja ka kujtuar se ishte ndjerë ‘vërtetë nervoze’ përpara takimit të tyre të parë.

Bebe tha: “Mbaj mend që isha vërtet nervoze. U futa në studio, dhe ai më tha: ‘E kam këtë këngë që kam punuar me Ester Dean dhe po më mungon një refren”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Dua Lipa flet për përvojën kur u bë ‘meme’ me kërcimin viral: Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i

Dua Lipa flet për përvojën kur u bë ‘meme’ me kërcimin viral: Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i

Magazina
Kalo në kategori