LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha flet me krenari për vendin e saj: Ka diçka në ujin e shqiptarëve

Bebe Rexha flet me krenari për vendin e saj: Ka diçka në ujin e shqiptarëve
(Foto: Getty Images)

E nisi karrierën një tekstshkruese e disa prej hiteve më të njohura në botë si “The Monster” e Rihannës dhe Eminem, “Me Myself and i’ i G Eazy” e të tjera, e më pas edhe duke kënduar.

Kështu e nis artikullin e saj BBC dedikuar këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha.


Në shkrim thuhet se edhe pse ka pasur një rrugë të vështirë drejt suksesit, Bebe kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj dhe vazhdoi për 10 vite me radhë të trokiste në dyert e ndryshme për të marrë atë që meritonte.

“Kam trokitur në shumë dyer derisa duart e mia u bënë si dhe blu… Derisa u gjakosën”, ka thënë 28-vjeçarja për BBC.

Në këtë shkrim thuhet gjithashtu se ashtu si dy këngëtaret e famshme Rita Ora dhe Dua Lipa dhe Bebe është pjesë e pushtimit shqiptar në listat botërore.

“Ka diçka në ujin e shqiptarëve. Ne jemi të fortë, jemi të ndërtuar si kuajt dhe ne mund të përballojmë çdo gjë”, thotë Bebe Rexha plotë krenari për shqiptarët.

Sipas BBC-së, babai i Bebes, Flamur, ka lëvizur për në SHBA kur ishte 21 vjeç dhe ka punuar punë të përkohshme që të mbante familjen. “Mami dhe babi kanë punuar me të vërtetë shumë dhe asnjëherë nuk më kanë lënë të kuptoj se nuk kishim para”, ka treguar këngëtarja.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se babai nuk ka qenë dakord që ajo të hynte në rrugën e muzikë pasi sipas tij “është karriera e dialit”. Por pavarësisht se i ati kishte kundërshtime, për Beben pop-i ishte gjithçka.

“Teksa rritesha isha gjithmonë në ankth dhe nuk e di pse. Dhe e vetmja mënyrë për tu qetësuar ishte të dëgjoja muzikë”, vijon Bebe. /Panorama/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori