LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha, e emocionuar për “Grammy Awards 2020”

Bebe Rexha, e emocionuar për “Grammy Awards 2020”
Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2020” do të zhvillohet më 26 janar në Qendrën “Staples” në Los Angeles.

Kësaj radhe, tri artistet e suksesshme shqiptare – Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë arritur që të jenë pjesë e nominimeve.


Megjithatë, Bleta (emri i vërtetë i Bebes) pritet të prezantojë një nga çmimet e “Grammy” dhe për këtë duket se mezi po pret.

“E ngazëllyer që do e ndajë këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos së publikuar në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

Gjithashtu, këngëtarja Rexha së bashku me Alicia Keys ishin të ftuara për të bërë shpalljen e nominimeve.

Të gjitha lajmet nga Grammy Awards
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Grammy Awards

Ndërkohë, artistja Lizzo kryesoi nominimet me gjithsej tetë të tilla, pasuar nga Billie Eillish dhe Lil Nas X me nga gjashtë secila.

Bebe Rexha bëri prezantimin e nominimeve për çmimet “Grammy Awards 2020” (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Vitin e kaluar, Bebe Rexha e Dua Lipa u nominuan me nga dy çmime, madje kjo e fundit i fitoi të dyja çmimet në të cilat ishte e nominuar. /Telegrafi/