LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha duket e mrekullueshme në premierën e filmit “Queenpins” ku bën debutimin si aktore

Bebe Rexha duket e mrekullueshme në premierën e filmit “Queenpins” ku bën debutimin si aktore

Ato luajnë rolin e vajzave të mira dhe të këqija në filmin e tyre të ri “Queenpins”.

Dhe Bebe Rexha, Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptiste të gjitha dukeshin tërheqëse në premierën e filmit në Beverly Hills të martën, shkruan DailyMail.


Atje, ylli i muzikës pop, aktorja dhe këngëtarja Bebe Rexha, 31 vjeçe, bëri një paraqitje provokuese e veshur me një fustan të zi mjaft seksi.

Bebe Rexha u paraqit në festë me fustanin e mrekullueshëm me dekoltenë e hapur.

Kritikohet për rrathët e zinj rreth syve, Bebe Rexha: Nuk më pengojnë, i kam pasur që e vogël
Lexo po ashtu Kritikohet për rrathët e zinj rreth syve, Bebe Rexha: Nuk më pengojnë, i kam pasur që e vogël

Duke vazhduar pamjen seksi, ishte një fund i zi me një zinxhir që zvarritej poshtë nga njëra anë. Këpucët shumëngjyrëshe të gjelbërta me taka shtuan një element edhe më unik në pamjen e saj.

Bukuroshja shqiptaro-amerikane i kishte lënë flokët e saj bionde të depërtojnë në dekoltenë e saj, ndërsa e kompletoi pamjen me bizhuteri të errëta dhe një makijazh të lehtë në sy.

Yjet u bashkuan në tapetin e kuq, duke treguar kiminë e tyre komike ndërsa bënin gjeste para kamerës.

Filmi “Queenpins” në të cilin luan këngëtarja shqiptare, në fakt bazohet në një histori të vërtetë, duke shfaqur një palë amvise ndërsa bëhen zonja të krimit pasi krijojnë një mashtrim në vlerë 40 milionë dollarë.

Skenarin e këtij filmi i vili është realizuar nga STXfilms, e kanë shkruar Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly, njëherësh edhe regjisorë të filmit.

Aty luajnë gjithashtu: Joel McHale, Nick Cassavetes, Dayo Okeniyi, Jack McBrayer dhe Annie Mumolo si personazhe mbështetës.

Ky projekti i katërt që Bell dhe Howell-Baptiste kanë punuar së bashku, pasi kanë luajtur së bashku me njëra-tjetrën edhe në “The Good Place” dhe “Veronica Mars”.

“Queenpins” do të dalë në kinema më 10 shtator dhe do të jetë në dispozicion për t’u transmetuar në kanalin Paramount+ në Amerikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori