LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha bëhet imazh i atleteve të reja nga ‘Puma’ dhe ‘Deichmann’

Bebe Rexha bëhet imazh i atleteve të reja nga ‘Puma’ dhe ‘Deichmann’

“Puma” dhe “Deichmann” po lansojnë një koleksion të ri atleteve dhe kanë angazhuar këngëtaren dhe autoren e këngëve, Bebe Rexha, për një fushatë të re reklamuese.

Dy modele të reja atletesh dhe tri çanta janë rezultat i bashkëpunimit midis “Puma” dhe “Deichmann”. Femrat më të reja në veçanti duhet të adresohen me prerje të qarta dhe me ngjyrën rozë. Një dëshmi e përshtatshme për këtë është Bebe Rexha, e cila tashmë ka pasur një numër të madh suksesesh në fushën e muzikës, dhe me sjelljen e saj me vetëbesim, dëshiron të inkurajojë gratë e reja në veçanti.


Motoja e fushatës është “Cilado qoftë ajo ju përshtatet”, me dëshirën që të ndikojë për fuqizimin dhe të inkurajojë gratë ta duan njëra-tjetrën për atë që janë dhe të veshin atë që ndjejnë se duhet të veshin, shkruan Wuv.de.

“Me stilet e mia të ndryshme, unë mund të tregoj aspektet e mia të ndryshme dhe të shpreh atë nga e cila jam bërë dhe sa e fortë jam”, tha artistja shqiptare kur po xhironte reklamën në Los Angeles.

Xhirimet u realizuan me fotografin Brian Ziff, i cili është i specializuar në industrinë e modës dhe muzikës dhe tashmë ka punuar me yje të famshëm si: Shawn Mendes, Whiz Khalifa, Lindsay Lohan dhe Jessie J. Skenat u krijuan në vende të pazakonta në Los Angeles.

Bebe Rexha është e njohur, ndër të tjerash, për hitin e saj “Meant to Be”, me të cilin ajo kryesoi listën e “Billboard Hot Country Songs” për 50 javë rresht. Ajo gjithashtu ka shkruar hite për emra të famshëm si: Eminem, Rihanna dhe David-Guetta.

Fushata u zhvillua dhe zbatua nga Grey Germany, agjencia kryesore e “Deichmann”, së bashku me kompaninë e prodhimit të filmit “Tempomedia”. Mund të shihet në TV, në klipe të ndryshme në internet, në rrjetet sociale, në POS dhe në shtyp. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori