LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha bashkëpunon me markën e të brendshmeve Adore Me, merr vëmendje me pozat provokuese

Bebe Rexha bashkëpunon me markën e të brendshmeve Adore Me, merr vëmendje me pozat provokuese

Adore Me, marka e të brendshmeve për femra ka bashkëpunuar së fundmi me yllin ndërkombëtar dhe artisten e nominuar dy herë për ‘Grammy’, Bebe Rexhën, për koleksionin e saj të ri.

Me këtë fushatë, Adore Me dhe Bebe Rexha inkurajojnë gratë në të gjithë botën të përhapin sa më shumë pozitivitet për trupin e tyre, të promovohen në të gjitha aspektet e jetës dhe të bëhen blerës të vetëdijshëm për planetin dhe veten e tyre.

Fushata e Verës u frymëzua nga sinqeriteti dhe pozitiviteti i Bebe Rexhës rreth trupit të saj.

Bebe Rexha për Adore Me

Bebe ka qenë gjithmonë e fuqishme në dhënien e një mesazhi të përfshirjes dhe cenueshmërisë përmes muzikës dhe zërit të saj. Në mënyrë të ngjashme, Adore Me vazhdon të jetë e hapur për përfshirjen në industrinë e modës ndërsa u shërben miliona klientëve me të brendshmet e saj përfshirëse që sjell të gjitha stilet në të gjitha llojet e trupit.

Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Me qëllimin e tyre të përbashkët për ta bërë botën një vend më gjithëpërfshirës, Adore Me dhe Bebe krijuan një koleksion kapsulë me tre pjesë që feston besimin, inkurajon një aleancë të fortë me komunitetin LGBTQ +, e bën modën e qëndrueshme të arritshme për të gjithë dhe siguron që kjo do të jetë një verë për tu kujtuar.

Bebe Rexha për Adore Me

“Jam krenare që punoj me Adore Me në këtë fushatë sepse ata më duan për atë që jam, format trupore dhe të gjitha”, tha Bebe Rexha . “Shpresoj që t’i frymëzoj gratë ta duan trupin e tyre dhe të ndihen bukur në çdo mënyrë. Unë gjithmonë e kam admiruar përkushtimin e Adore Me për t’i bërë klientët e tyre të ndihen më të sigurt, komod dhe bukur, kështu që të jesh në gjendje të bësh partner me markën ka qenë një përvojë e mahnitshme”.

“Kjo fushatë ka të bëjë vetëm me besimin dhe energjinë që Bebe Rexha sjell në botë përmes muzikës, stilit dhe zërit të saj”, tha Morgan Hermand-Ëaiche, themeluesi dhe drejtori i Adore Me. “Ne jemi të entuziazmuar që jemi partnerë me Bebe për një moment si ky pasi ajo është pa komplekse, seksi dhe nuk ka frikë të flasë – ashtu si marka Adore Me – e cila ka bërë që ky partneritet të bëhet në një mënyrë shumë autentike”. /Telegrafi/

Bebe Rexha për Adore Me
Bebe Rexha për Adore Me
Bebe Rexha për Adore Me

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori