LAJMI I FUNDIT:

​BE dhe Britania e Madhe përfundojnë procedurat e fundit për divorc

​BE dhe Britania e Madhe përfundojnë procedurat e fundit për divorc

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian përfunduan procedurat e fundit para ndarjes së tyre.

Presidentët e institucioneve evropiane nënshkruan sot marrëveshjen e divorcit dhe ia transmetuan Parlamentit Evropian për ratifikimin më 29 janar, akti i fundit në kuadër të finalizimit të shkëputjes nga një union i bashkuar.


“Ne kemi nënshkruar me Charles Michel marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga BE duke i hapur rrugën ratifikimit të saj nga Parlamenti Evropian”, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një mesazh në Twitter.

Negociatori i BE-së, francezi, Michel Barnier mori pjesë në këtë nënshkrim të organizuar me dyer të mbyllura, herët në mëngjes, në selinë e Këshillit Europian në Bruksel, pas rikthimit nga Jerusalemi të dy drejtuesve sepse Charles Michel u nis disa orë më pas për në Tiranë.

Marrëveshja do t’i dërgohet Londrës për t’u nënshkruar nga kryeministri Boris Johnson.

Ajo më pas do të kthehet në Bruksel dhe një kopje do t’i dërgohet Londrës. Origjinali do të ruhet në arkivat e BE-së me traktatet e tjera ndërkombëtare.

Marrëveshja do të paraqitet në Parlamentin Evropian më 29 janar për ratifikim./ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori