Bayernin e pret ndëshkimi: Luajti me 12 lojtarë ndaj Freiburgut për më shumë se 17 sekonda
Bayern Munichu ngrohi motorët e tij në Freiburgun përpara se të niset për në Spanjë për t’u përballur me Villarrealin të mërkurën e ardhshme në atë që do të jetë ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve.
Gjashtë herë kampioni i Evropës mbizotëroi ndaj Freiburgut, gjithmonë të ashpër dhe të komplikuar, duke marrë fitore 4-1.
Leon Goretzka, tashmë në gjendje të mirë pas lëndimit të gjurit, vendosi në rrugën e duhur një fitore bavareze, para barazimit të Petersen, e më pas pasuan golat nga Serge Gnabry, Kingsley Coman dhe Sabitzer.
Por, fitorja mund të jetë në rrezik: skuadra e Julian Nagelsmann luajti disa sekonda me 12 lojtarë në fushë.
Konkretisht, lojtarët e Bayernit kishin një lojtar shtesë për 17 sekonda dhe Freiburg mund të pretendojë një ndeshje jo të duhur.
Nagelsmann bëri një zëvendësim të dyfishtë në minutën e 85-të dhe Coman, i cili duhej të largohej nga fusha për Sabitzer, nuk u largua nga fusha e lojës. Ndeshja duhej të ndërpritej dhe të rifillonte me një përballje. Në gusht të vitit të kaluar, gjatë raundit të parë të Kupës së Gjermanisë, Wolfsburgu në Kupë bëri gjashtë ndryshime, një më shumë se sa ishte autorizuar ndaj Preussen Muenster dhe u përjashtua nga gara.
🚨La victoria del Bayern peligra: ¡17 segundos con 12!
— Diario AS (@diarioas) April 2, 2022
Jochen Saier, drejtori sportiv i Freiburgut, ka folur në Sky për këtë mospërputhje të mundshme: “Më duhet ta shoh përsëri me qetësi. Ne e informuam arbitrin për faktin se Bayern kishte 12 lojtarë në fushë. Nuk e di për sa kohë, nuk mendoj se ishte kaq shumë. Pra, Coman u largua ngadalë nga fusha”.
Për këtë ngjarje, në të njëjtën media ka folur edhe lojtari i Freiburgut, Nico Schlotterbeck: “Sule hyri dhe e kuptova që nuk dilte njeri. Më pas rifilloi ndeshja, numërova lojtarët dhe njoftova gjyqtarin. Nëse nuk e bëja, mendoj se askush nuk do ta kishte vënë re”. /Telegrafi/
Parece mentira, pero ocurrió: se detuvo el Friburgo vs. Bayern durante unos minutos porque los de Nagelsmann tenían 12 jugadores sobre el campo de juego. Se reanudó con un balón dividido y se añadieron 8 minutos al descuento. pic.twitter.com/j0V7mfxuGa
— GOAL España (@GoalEspana) April 2, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngriten dyshime të mëdha: Tyson Furyt i thuhet të tërhiqet nga dueli me Oleksandr Usyk
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” – Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre
Mbyllet pjesa e parë, Manchester City dominimin, Real Madridi golin
Formacionet zyrtare, Man City - Real Madrid: Guardiola kthen yjet, në sulm ndaj mbretërve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Para ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Bayerni dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion për ndeshjen e dytë - formacionet zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE