LAJMI I FUNDIT:

Bayerni përgatit ofertën për ta bërë De Ligt nënshkrimin e tyre më të shtrenjtë ndonjëherë

Bayerni përgatit ofertën për ta bërë De Ligt nënshkrimin e tyre më të shtrenjtë ndonjëherë

Pas nënshkrimit të Sadio Mane nga Liverpooli, Bayern Munich është i gatshëm të forcojë mbrojtjen e tyre me nënshkrimin e mundshëm të Matthijs de Ligt nga Juventusi.

Zonja e Vjetër nuk do të lejojë që qendërmbrojtësi holandez të largohet nga klubi për më pak se 70 milionë euro, me klauzolën e blerjes së tij në 120 milionë euro.


Me gjithë pagën e tij të lartë, fuqitë evropiane si Manchester City, Chelsea dhe Bayern Munich kanë vënë në pah reprezentuesin holandez.

Juventusi në bisedime me klubet e interesuara për De Ligt, por po ashtu po punon edhe për zëvendësuesin
Lexo po ashtu Juventusi në bisedime me klubet e interesuara për De Ligt, por po ashtu po punon edhe për zëvendësuesin

Një ofertë prej 90 milionë euro

Sipas informacioneve të La Gazzeta dello Sport, bavarezët thuhet se po përgatisin një ofertë deri në 90 milionë euro për De Ligt.

Bayern Munich do të ofronte një tarifë fikse prej 75 milionë euro plus 15 milionë euro të tjera bonuse, duke përmbushur kërkesat e klubit të Serie A.

Situata e De Ligt – Juventusi refuzon ofertën e Bayern Munichut, para plus lojtar
Lexo po ashtu Situata e De Ligt – Juventusi refuzon ofertën e Bayern Munichut, para plus lojtar

Nëse ata kryejnë këtë nënshkrim, lëvizja do të bëhej më e shtrenjta në historinë e Bayern Munich, i cili tani është favorit për të siguruar shërbimet e tij përpara sezonit të ardhshëm.

Ardhja e tij e mundshme në Allianz Arena do ta bënte atë nënshkrimin e katërt të kampionëve në fuqi të Bundesligës pas Mane, Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazraoui. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori