LAJMI I FUNDIT:

Bayerni do kthehet përsëri për Sanen

Bayerni do kthehet përsëri për Sanen

Bayern Munich nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i yllit gjerman, Leroy Sane nga Manchester City.

Sane pësoi një lëndim të rëndë në gju në fillimin e sezonit dhe do të mungoj së paku deri për vit të ri.


Por, sipas mediumit britanik The Sun, Bayern ende po e konsideron Sanen si një objektiv kryesor.

Bayern Munichu do të tentojë edhe në janar transferimin e Sanes
Lexo po ashtu Bayern Munichu do të tentojë edhe në janar transferimin e Sanes

Bavarezët janë të etur për të forcuar krahët e sulmit të tyre pas humbjeve të Franck Ribery dhe Arjen Robben këtë verë.

Sane ishte i gatshëm të linte Cityn gjatë verës, me një rikthim në Gjermani që e tërhoqi atë.

Çmimi i transferimit të tij mendohet të jetë 100 milionë euro. /Telegrafi/