LAJMI I FUNDIT:

Bayerni kërkon zbritje çmimi ose do ta kthejë Perisicin te Interi

Bayerni kërkon zbritje çmimi ose do ta kthejë Perisicin te Interi

Bayern Munich thuhet se nuk është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro të kërkuara për të nënshkruar me Ivan Perisic një marrëveshje të përhershme këtë verë.

Gazetari Nicolo Schira ka pohuar se Bayerni ka vendosur të mos e aktivizojë të drejtën e blerjes në marrëveshjen e tyre me Nerazzurrët dhe do të negociojnë çmimin për kroatin.


Raporti pretendon se Bayerni do të jetë në gjendje të mbajë anësorin vetëm nëse çmimi zbritet nga Interi, pasi 20 milionë euro për të cilat dy klubet ranë dakord verën e kaluar janë vlerësuar shumë të shtrenjta nga gjigantët e Bundesligës.

Interi shtyn afatin e Bayernit për blerjen e Perisicit
Lexo po ashtu Interi shtyn afatin e Bayernit për blerjen e Perisicit

Perisic, i cili ka 88 paraqitje me Kroacinë dhe pjesë e skuadrës kombëtare që arriti në finalen e Kupës së Botës 2018, ka shënuar katër herë dhe ka kontribuar me pesë asistime në 15 ndeshjet e tij të Bundesligës në këtë sezon.

Ai është shëruar nga një dëmtim gjatë periudhës së karantinës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick kur Bayern të kthehet në aksion kundër Union Berlin këtë të diel. /Telegrafi/