LAJMI I FUNDIT:

Bayerni ka siguruar Sanen, i vë ultimatum Cityt për ta pranuar ofertën ose në të kundërtën do të marrë pa para pas një viti

Bayerni ka siguruar Sanen, i vë ultimatum Cityt për ta pranuar ofertën ose në të kundërtën do të marrë pa para pas një viti

Bayern Munich prej kohësh ka arritur një marrëveshje personale me sulmuesin gjerman Leroy Sane.

Anësori do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Bayernin, por dy klubet vazhdojnë të mbesin larg marrëveshjes.


Pep Guardiola ka bërë të qartë se lojtari nuk ka rinovuar kontratën me Cityn dhe do të largohet këtë verë nëse vije oferta e duhur, në të kundërtën do të qëndrojë në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2021 kur edhe i skadon kontrata.

Megjithatë mediat gjermane raportojnë tani se Bayerni i ka vënë ultimatum Manchester Cityt për lojtarin.

Kampionët e ri të Gjermanisë kanë bërë një ofertë prej 40 milionë euro, ofertë që është vlerësuar e ulët nga drejtuesit e gjigantit anglez.

Bavarezët i kanë bërë të qartë Cityt se nëse nuk pranohet kjo ofertë, atëherë do të presin deri verën e vitit 2021 për ta marrë Sanen falas.

Nga ana tjetër City nuk është gati ta lejoj largimin e Sanes së paku pa fituar 50 milionë euro.

Por drejtuesit e klubit anglez po rrezikojnë, pasi Sane dëshiron vetëm Bayernin dhe nëse nuk e pranojnë ofertën e bavarezëve atëherë mund ta humbasin lojtarin pa përfituar asgjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori