Bayerni i Shaqirit e kthen Romën në realitet

Gjermanët e nisën ndeshjen furishëm dhe golin e parë e gjetën përmes Arjen Robben (9’) që shënoi një gol në stilin e tij me depërtim nga krahu i majtë.
Mario Gotze e pranoi një super-asist të Thomas Muller për ta dyfishuar epërsinë në minutën e 23-të, ndërsa Roma u thye krejtësisht kur Robert Lewandowski shënoi me kokë vetëm pas dy minutave (25’), për t’i hapur rrugën edhe dy golave tjerë.
Arjen Robben prapë e zuri në gjumë mbrojtjen romake dhe përsëri shënoi në të njejtën mënyrë (30’). Ndërsa, për ta vulosur fitoren në pjesën e parë u përkujdes Thomas Muller që shënoi golin e pestë nga penalltia (35’).
Në pjesën e dytë Bayerni filloi të relaksohej teksa i dha mundësi Romës që të luajë pak futboll. Gervinho humbi disa raste derisa shënoi golin e nderit për Romën në minutën e 66-të.
Mirëpo, kjo vetëm se e nervozi Bayernin që i shënoi edhe dy gola tjerë përmes Franck Ribery(78’) dhe Xherdan Shaqiri (80’).
Me këtë fitore Bayerni arrin në kuotën e 9-të pikëve në Grupin E, teksa Roma mbetet në vendin e dytë me katër pikë.
Manchester City në anën tjetër nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 kundër CSKA Moskës, dhe kështu rrezikon kualifikimin në fazën e eliminimeve, pasi që ka vetëm dy pikë. /Telegrafi/















































