LAJMI I FUNDIT:

Bayerni e gjen zëvendësuesin e Neuerit te Schalke, Nubel drejt transferimit në Allianz Arena

Bayerni e gjen zëvendësuesin e Neuerit te Schalke, Nubel drejt transferimit në Allianz Arena
Alexander Nubel. (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Manuel Neuer ka pësuar një lëndim dhe ka humbur pjesën e fundit të sezonit me Bayernit.

Portieri gjerman i Bayernit këtë edicion nuk ka qenë në formën e tij të mëparshme edhe për shkak të lëndimeve të shumta.


33-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Bayernin, por tani bavarezët po shikojnë zëvendësimin e tij.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni është duke e përcjellë portierin e talentuar të Schalke 04, Alexander Nubel.

22-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka arritur t’ia zë pozitën e titullarit kapitenit Ralf Fahrmann.

Kampionët aktual të Gjermanisë synojnë që ta transferojnë portierin Nubel për pesë milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës.

Schalke është e detyruar ta shesë portierin e tyre pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2020 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin. /Telegrafi/