LAJMI I FUNDIT:

Bayerni e bën prioritet transferimin e Christensen në verë

Bayerni e bën prioritet transferimin e Christensen në verë

Andreas Christensen nuk ka pranuar ende rinovimin e kontratës me Chelsean.

Mbrojtësi danez është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe qysh tani mund të nënshkruajë kontratë me ndonjë klub tjetër dhe t’iu bashkohet në verë.


Chelsea po vazhdon bisedimet me lojtarin për vazhdimin e kontratës, por kjo gjë duket thuajse e pamundur.

Bayerni mbetet skuadra favorite për ta transferuar danezin me parametra zero në verë.

Bavarezët do të mbesin pa Niklas Sulen dhe Christensen shihet si mbrojtësi ideal për ta zëvendësuar gjermanin.

Qendërmbrojtësi danez ka luajtur më parë në Bundesliga dhe e njeh mjaftë mirë kampionatin gjerman dhe kjo është njëra nga arsyet kryesore që Bayerni synon transferimin e tij.

Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic është duke biseduar me agjentët e futbollistit dhe synon që sa më shpejtë të gjej marrëveshjen.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra të tjera si Borussia Dortmund e Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori