LAJMI I FUNDIT:

Batatina ‘shpërthen’ pas ndeshjes: Gjyqtari na mori pikët, e kemi dominuar Gjilanin në çdo aspekt

Batatina ‘shpërthen’ pas ndeshjes: Gjyqtari na mori pikët, e kemi dominuar Gjilanin në çdo aspekt

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka akuzuar drejtpërdrejt gjyqtarin kryesor, Gramos Shala, pas barazimit në udhëtim te Gjilani.

Gjilani dhe Llapi kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në BKT Superligën e Kosovës.


Megjithatë, ky barazim në minutat shtesë dhe pa një lojtar nga minuta e 79-të, ka lënë shije të hidhur te Llapi, me Batatinën që ka akuzuar gjyqtarin kryesor, Gramos Shala.

Gjilani dhe Llapi luajnë baras në derbin e javës
Lexo po ashtu Gjilani dhe Llapi luajnë baras në derbin e javës

“Jam i zhgënjyer me rezultatin, ky gjyqtar nuk e meriton me qenë në Superligë, atij duhet t’i vijë marre që po ia humb djersën e këtyre djemve”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“U vërejt që nga sekonda e parë që është ardh me na mposht, vetëm karakteri ynë ka mundur të qëndrojë nga ai presion. Nuk ka koment”.

“Këto pikë na mori Gramos Shala, jo Gjilani, i kemi dominuar në çdo aspekt. Çdo kontakt ishte faull, njerëzit po investojnë milionat, duhet me i ardh marre”.

“Sot gjykimi ishte tendencioz. Pikët ua dha Gramos Shala se deri në mëngjes me luajt nuk mund të mposhtnin Llapin. Sa te jam unë në Llap, Gramos Shala nuk do të na gjykojë, ai Llapin mund ta shikojë vetëm nga TV”, përfundoi trajneri llapjan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori