LAJMI I FUNDIT:

Batatina ‘shpërthen’ pas humbjes së thellë nga Prishtina, fajëson dy lojtarë

Batatina ‘shpërthen’ pas humbjes së thellë nga Prishtina, fajëson dy lojtarë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka shpërthyer pas humbjes së madhe 1-4 në shtëpi nga Prishtina në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Batatina ka shpërthyer me kritika të ashpra për futbollistët e tij, sidomos për sulmuesin e ardhur nga Shqipëria, Sebino Plaku.


“Lojtarët u futën në ndeshjen sikurse e kanë të fituar ndeshjen. Lojtarët patën vetëbesimin e ndeshjes me Ballkanin, ndërkohë që kjo ndikoi që ne sot ta humbasim ndeshjen”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

Prishtina demolon Llapin në udhëtim dhe i afrohet kryesuesve
Lexo po ashtu Prishtina demolon Llapin në udhëtim dhe i afrohet kryesuesve

“Kjo nuk iu falet lojtarëve, por në ditët në vijim do ta bëjmë analizën e lojës dhe të shohim se ku kemi gabuar. Na mungon një lider në repartin defansiv dhe një golashënues në repartin e sulmit”.

“Sebino Plaku është jashtë elementit për lojë, ai ka menduar që në Kosovë do ta ketë shumë lehtë, por këtu luhet futbolli shumë i fortë dhe ai nuk po mund të adaptohet”.

“Jemi munduar ta mbajmë ekipin me këmbë tokë, të shfaqim maksimumin, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç e ke parashikuar”.

Dallku i lumtur me fitoren me dominim të Prishtinës ndaj Llapit
Lexo po ashtu Dallku i lumtur me fitoren me dominim të Prishtinës ndaj Llapit

“Gjërat na u kanë vështirësuar që nga lëndimi i Bujar Idrizit dhe portierit Bledar Hajdini, pozita të cilat vazhdojnë të jenë kyçe për ne, sidomos në portë. Nuk mund të them që fajtor kryesor është portieri, por neve na nevojitet një portier cilësor”, përfundoi trajneri i Llapit.

Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e pestë të renditje me 24 pikë, por tani është shumë prapa kryesuesve që të dielën zhvillojnë ndeshjet e kësaj xhiro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori