LAJMI I FUNDIT:

Batatina i lumtur me fitoren ndaj Feronikelit ’74 dhe rezultatet pozitive të Llapit

Batatina i lumtur me fitoren ndaj Feronikelit ’74 dhe rezultatet pozitive të Llapit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapi u kthye te fitorja pas barazimit ndaj Prishtinës, duke marrë edhe fitoren e katërt nga pesë ndeshjet e pranverës.


Kjo fitore dhe kjo seri e llapjanëve e ka bërë të lumtur trajnerin Batatina.

Llapi merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Feronikeli ‘74
Lexo po ashtu Llapi merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Feronikeli ‘74

“Më gëzon fakti që kemi disa ndeshje pa humbje dhe kemi seri pozitive. Duhet shikuar ndeshjen e radhës”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Feronikeli është ekip cilësor dhe ishim të kujdesshëm. Nuk ishim euforik për të shënuar shpejtë. Ishim të qetë dhe goli e dinim se do të vinte. Ishim të përgatitur për të shënuar në ndonjë detaj. Goli u shënua pas një skeme të përgatitur gjatë javës në stërvitje dhe djemtë dhanë gjithçka”.

“Ata ishin më kërkues në pjesën e dytë dhe janë meritorë për fitoren dhe luftën e madhe që po bëjmë në këtë kampionat. Jemi në rrugë të mbarë”, përfundoi trajneri i Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori