LAJMI I FUNDIT:

Bastoret në Maqedoni rrezikojnë të mbyllen, ashpërsohen kriteret për licenca

Bastoret në Maqedoni rrezikojnë të mbyllen, ashpërsohen kriteret për licenca

Ministria e Financave ka filluar “luftë” me numrin shumë të madh të bastoreve në vend. Ky institucion pritet t’i ashpërsojë kushtet për marrjen e licencave. Gjithashtu planifikohet të mbyllen një pjesë e bastoreve që nuk do të realizojnë fitim. Do të vendoset shpenzim i ri për bastoret prej 1600 euro në muaj, madje edhe nëse punojnë me humbje.

Risi është se licencat do të kushtojnë dyfish nga çmimi aktual, por edhe do të kenë afat më të gjatë, ku në vend që tre, do të kenë gjashtë vite. Në vend të shifrës prej 100 mijë euro, me ndryshimet e ligjit për bastore sportive, për gjashtë vite, ata do të paguajnë 200 mijë euro. Por, me këto para do të mund të hapen maksimum 50 pika për pagesë. Nëse dikush dëshiron të hapë bastore me më shumë pia pagese, atëherë duhet të nxjerrë licencë të re dhe për të të paguajë 200 mijë euro të tjera.


Nga Asociacioni i bastoreve sportive thonë se risitë janë shumë rigoroze, ndërsa Qeveria ka refuzuar një pjesë të madhe të kërkesave të tyre. Nga kjo shoqatë thonë se zgjidhja e re ligjore është dekurajuese. Nga Financat thonë se tek ta nuk ka arritur asnjë vërejtje.

Risi është edhe nëse në një bastore inspektimi takon person të mitur, atëherë ka të drejtë menjëherë t’ia marrë licencën e punës organizatorit të lojës së fatit. Pikërisht afërsia dhe mundësia që fëmijët të paguajnë skedina ishte shkaku që një pjesë e banorëve të fshatit Vrapçishtë para disa muajve të salin në protestë dhe të kërkojnë mbylljen e bastoreve. Kryetari i Vrapçishtit për emisionin 360 gradë thotë se për këtë problem ka kërkuar ndihmën e Qeverisë.

Në pesë vitet e fundit bastoret dhe kasinot në vend kanë realizuar qarkullim prej 1.4 miliard euro. Gjegjësisht të gjitha bastoret dhe kasinot për periudhën e njëjtë kanë realizuar fitim 56.5 milion euro. Edhe pse të ardhurat shënojnë rritje, fitimi nuk e ka ritmin e njëjtë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori