LAJMI I FUNDIT:

Basistit të Red Hot Chili Peppers nuk i pëlqen të fotografohet me fansat

Basistit të Red Hot Chili Peppers nuk i pëlqen të fotografohet me fansat
(Foto: Invision/AP)

Flea, basisti i “Red Hot Chili Peppers”, e ka treguar arsyen posë nuk i pëlqen të fotografohet me fansat. Ai ka thënë se kjo më shumë i ngjan më një ‘transaksion’ sesa me diçka kuptimplotë.

Një fans i grupit, në javën e kaluar e kishte publikuar një video nga takimi me këngëtarin e grupit, Anthony Kiedis, si dhe me basistin.


“Flea dhe (Anthony) faleminderit që ishit aq të këndshëm dhe të sinqertë… Keni mundur të mos ndaleni dhe të bisedoni, por e bëtë dhe shpresoj ta dini se keni ndikuar shumë në jetët tona”, kishte shkruar fansi.

Mirëpo, një tjetër ka komentuar se është gjë e rrallë të shihet ndërveprimi i anëtarëve të “Red Hot Chili Peppers” me fansat e tyre.

Brenda 44 ditësh në vitin 1991 u lansuan pesë ndër albumet më të mira të zhanreve rok dhe metal
Lexo po ashtu Brenda 44 ditësh në vitin 1991 u lansuan pesë ndër albumet më të mira të zhanreve rok dhe metal

Fansi që e ka publikuar videon ka sqaruar: “Ndoshta thjesht ndihej rehat në atë kohë, asnjë nga miqtë e mi ose unë nuk kërkuam një fotografi ose një autograf apo ndonjë gjë për të cilën sapo folëm, kështu që ndoshta kjo ka të bëjë me ndërveprimin e tij me ne”

Më pas, Flea e ka konfirmuar këtë teori duke shpjeguar: “Kjo ndodhi sepse të gjithë ishit të këndshëm dhe nuk keni kërkuar fotografi. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të folur dhe për të biseduar, ndërsa të kërkosh një fotografi, menjëherë e prish atë” – transmeton NME.

Një fans tjetër ka pyetur se çfarë ka të keqe të kërkosh fotografi, ndërsa muzikanti i është përgjigjur: “Nuk ka asgjë të keqe në të. Por, e rrënon bisedën e vërtetë. Është një transaksion”.

Me këngën “Black Summer”, Red Hot Chili Peppers paralajmëron albumin e ri – rikthehet kitaristi John Frusciante
Lexo po ashtu Me këngën “Black Summer”, Red Hot Chili Peppers paralajmëron albumin e ri – rikthehet kitaristi John Frusciante

“Asnjëherë në jetë nuk kam kërkuar nga dikush që të fotografohet me mua”, ka thënë tutje rokeri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori