LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi tronditë Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës

Bashkimi tronditë Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës

Bashkimi është gjysmëfinalisti i tretë i Kupës së Kosovës në basketboll. Në derbin e kësaj çerekfinale, prizrenasit kanë mundur Pejën me rezultat 64:73 (14:16, 12:20, 22:16, 16:21), për të depërtuar në gjysmëfinale.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar me prizrenasit që për një nuancë ishin më të mirë, megjithatë pejanët nuk lejuan shkëputjen dhe kjo pjesë e luftuar nga të dy skuadrat përfundon 14:16.


Por, në periudhën e dytë, prizrenasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi dy herë deri në 13 pikë, kurse në pushim shkuan me shifrat 26:36.

Kampionët e Kosovës rikthehen në periodën e tretë për të afruar rezultatin në dy pikë, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 48:52.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua një luftë e madhe në parket e me rikthime, ku në momentet vendimtare Portokallezinjtë ishin më të mirë dhe fituan 64:73.

Basketbollisti më i mirë në parket ishte Erik Copes me 16 pikë e nëntë kërcime.

Bashkimi në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjen Proton Cable Prizreni-Sigal Prishtina që zhvillohet nga ora 20:00.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori