LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi rikthehet në çerekun e tretë për të triumfuar ndaj Pejës

Bashkimi rikthehet në çerekun e tretë për të triumfuar ndaj Pejës
(Foto: basketbolli.com)

Bashkimi ka mundur Pejën me rezultat 92-83 (19:33, 25:11, 27:6, 21:23), në kuadër të xhiros së 11-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët dominuan në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 19:33. Por, vendasit nuk dorëzohen dhe dalëngadalë rikthehen. Prizrenasit fituan periudhën e dytë 25:21, duke shkuar në pushim me shifrat 44-54.


Rikthimi i madh i Bashkimit ndodhi në periodën e tretë, duke qenë dominues ndaj pejanëve, 27:6, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 71:60. Në 10 minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë dhe Bashkimi triumfoi në fund me rezultat 92:83.

Te Bashkimi u dalluan Sean Hoehn me 22 pikë, Shaq Carter me 22 pikë e 13 kërcime, Julian Hamati me 18 pikë e 13 kërcime dhe Musab Mala me 21 pikë e gjashtë asistime, kurse te Peja më i miri ishte Dion Dixon me 31 pikë, derisa munguan dyshja Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi.

Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Peja shtatë fitore dhe katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori