LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi kandidat serioz për titull, e mposhtë Pejën në Karagaç

Bashkimi kandidat serioz për titull, e mposhtë Pejën në Karagaç

Bashkimi ka siguruar një nga fitoret më të rëndësishme të edicionit, pasi ka mposhtur Pejën në udhëtim me rezultat 81-92.

Loja ishte e barabarët në fraksionin e parë, ku Bashkimi kishte epërsinë e lehtë me tri pikë, përkundër faktit se Pejës tashmë i janë larguar lojtarët kryesorë ashtu sikurse trajneri Todorov.


Peja pas pjesës së parë arriti madje që të krijojë edhe epërsi prej tri pikësh, kurse loja shkonte me ritme të barabarta.

Ashtu sikurse në ndeshjet tjera, edhe në Pejë, ishte skuadra e Bashkimit ajo që u kthye në çerekun e tretë për të luftuar për fitore, ku falë edhe një çereku të katërt fantastik, prizrenasit ja dolën të fitojnë.

Ndikoi shumë edhe lodhja e lojtarëve të Pejës, pasi tekniku Loci nuk shfrytëzoi më shumë se një lojtar nga banka, Mirza Muric.

Më i miri ishte Arian Qallaku te Peja me double double prej 30 pikësh dhe 11 kërcimesh, pasuar nga Robert Abramovich me 24 pikë, kurse te Bashkimi shkëlqeu Locke me 26 pikë, Adams me 20 pikë dhe Soyebo i cili ishte afër triple double fantastik me 15 pikë, 8 kërcime dhe 14 asistime.

Me këtë fitore, Bashkimi siguron pozitën e dytë dhe do të luftojë në playoff me Pejën që ka pozitën e tretë.

Bashkimi konsiderohet favorit për të kaluar në finale të playoffit, ku ndoshta me ndihmën e tifozëve mund të shtyjë Prishtinën në limite dhe të tentojë titullin e kampionit, edhe pse kjo është e vështirë të ndodhë marrë parasysh diferencën në kualitet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori